Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lydon nuk ia kthen shpinën gruas së sëmurë

Ylli i Sex Pistols, John Lydon, është emocionuar kur ka folur për betejën e bashkëshortes së tij me sëmundjen e Alzhaimerit në emisionin “Good Morning Britain” të martën.

Duke folur me Susanna Reidin dhe Ben Shephardin në emisionin e mëngjesit, u zotua se nuk do ta “braktisë” kurrë Nora Forsterin, e cila po lufton me çrregullimin nervor.

Këngëtari 65 vjeç - i njohur edhe si Johnny Rotten - u martua me gjermanen, 78 vjeçe, më 1979 dhe zbuloi për herë të parë diagnozën e bashkëshortes më 2018 dhe që atëherë është bërë kujdestari i saj teksa ajo po trajtohet për sëmundjen degjenerative.

John ka thënë: “Ka ardhur me të vërtetë fuqishëm dhe shpejt. Sigurisht që kemi pyetur mjekët, ‘Kur filluan simptomat për herë të parë?’ Por e kisha pyetur mjekun se nëse ishte shenjë që gjithmonë i humbte çelësat”.

Në lidhje me këtë çështje, Susanna tha: “Mendoj se kjo është pikë e mirë. Shumë njerëz rreth moshës sime, 50 vjeç, fillojnë të shqetësohen kur fillojnë të harrojnë për shembull emra”.

John u përgjigj: “Është simptomë e vrimave më të mëdha në tru që do të vijnë. I humbasin lidhjet dhe nuk mund të shprehin me fjalë atë që ndiejnë ndonjëherë, por ndonjëherë munden. Ndonjëherë kujtesa e saj është vdekjeprurëse”.

“Ajo mund të kthehet 20 vjet mbrapa dhe të kujtojë në gjëra në hollësi dhe me saktësi të plotë. Kjo është interesante. Për mua është rrugëtim që duhet të udhëtoj dhe nuk do ta braktis”.

Edhe Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës Showbiz Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës

Në fillim të këtij viti, John ka treguar hapur se kujdeset për të gjatë tërë kohës dhe se tani e ka pranuar që gjendja e bashkëshortes është “e pashërueshme” dhe nuk do të “përmirësohet kurrë”.

Pas 45 vjetësh martesë, John tha se sekreti i tyre i lumturisë ishte grindja. Ai ka thënë: “Kemi diskutuar haptazi dhe me kënaqësinë më të madhe. Është vërtet çliruese. Duhet ta bësh dhe ta lirosh tërë mllefin”.

Nga fundi intervistës John me plot emocione e shikoi kamerën dhe i tha bashkëshortes: “Thuaj Norës se e dua”. John më parë kishte thënë se e konsideron luftën e Norës si “bekim të çuditshëm”, sepse i ka afruar më shumë dhe ka mësuar shumë gjëra për veten.