Showbiz

Lusiana Lopilato flet hapur për trajtimin e të birit nga kanceri

Gruaja e këngëtarit Michael Buble, Lusiana Lopilato, ka folur për herë të parë hapur për trajtimin mjekësor të djalit të tyre, i cili është përballur me sëmundjen e kancerit, në një konferencë për media, e cila ishte mbajtur për të promovuar filmin e saj të ri, “Los Que Aman, Odian”.

Aktorja argjentinase ka thënë se gjendja e djalit të tyre është duke u përmirësuar dhe tha se inkurajimi dhe lutjet e fansave të saj i ka dhënë fuqi, përgjatë kësaj kohe të vështirë për të, transmeton emisioni “Express” në KTV.

“Është shumë mirë të dish se njerëzit të përkrahin dhe të duan. Lutjet që u bënë për tim bir mendoj se më kanë ndihmuar të jem e fortë përkrah kësaj sfide dhe kjo është arsyeja pse unë sot jam këtu. Isha e gatshme të kthehesha e fort dha ta shihja djalin tim tek rritet i lumtur. Kjo mua më dha fuqi ta përfundoj këtë film, u kënaqa duke luajtur në të dhe më vjen mirë që roli m’u dha mua. Jam shumë e lumtur” , tha ajo.

Lopilato ishte duke xhiruar filmin kur djali i saj u diagnostikua me kancer, gjë që bëri që ta braktiste shesh-xhirimin urgjent dhe të shkonte në shtëpinë e saj në Los Angeles, që të qëndronte pranë tij. Ekipi vazhdoi që t`i xhironte skenat e tjera pa të, derisa u kthye.

Sipas revistës “People”, çifti kishte njoftuar për gjendjen e të birit trevjeçar Noah, në muajin nëntor në faqen zyrtare të këngëtarit në Facebook-u. Këngëtari kanadez ka anuluar disa performanca për shkak të sëmundjes dhe trajtimit të djalit të tij.

Çifti, i cili u martua në vendlindjen e aktores në vitin 2011, kanë dy djem, Noah, dhe Eliasin njëvjeçar.