Reperja shqiptare Loredana Zefi është pajtuar t’ia paguajë rreth 430 mijë franga zvicerane një gruaje që e kishte akuzuar për mashtrim, raportojnë mediat në Zvicër.
Sipas raportimeve, Zyra e Prokurorit ka mbyllur procedurat duke thënë se “Loredana ka kuptuar sjelljet e gabuara ndaj palës së dëmtuar”.
Ajo raportohet se ka paguar më pak se shuma për të cilën ishte akuzuar vitin e shkuar.
Loredana ishte hetuar për mashtrim pasi dyshohet se kishte marrë nga një grua rreth 700 mijë franga. Akuza ndaj saj vitin e shkuar u bë lajm në të gjitha mediat zvicerane, ndërsa pajtimi mësohet se u arrit në një takim që kishin palët në shtator.
Artikuj të ngjashëm
-
Reperja e akuzuar për keqpërdorim, lanson këngën e re “Kein Wort”
-
Mashtrim online në Mitrovicë Veriore, viktimës i tërhiqen 500 euro nga xhirollogaria
-
Partneri i Loredanës, Karim Adeyemi gjobitet me gjysmë milioni euro për armëmbajtje pa leje
-
Një grua në Zveçan po hetohet për shantazh ndaj një burri
-
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet për mashtrim ndaj disa personave