Jennifer Lopez e Ben Affleck janë paraqitur për herë të parë së bashku në një tepih të kuq, që kur kanë rikthyer lidhjen në prill të këtij viti.
Çifti i famshëm hollivudian kanë marrë pjesë në premierën e filmit “The Last Duel”, në Venedik të Italisë, të premten.
Këngëtarja dhe aktorja 52-vjeçare ecte me krenari dorë për dore me të dashurin e saj 49-vjeçar, i cili luan rolin e Count Pierre të Alenços, në dramën historike.
Afflecku po ashtu ka shkruar filmin me regji të Ridley Scott, bashkë me mikun dhe kolegun e tij Matt Damon i cili ka qenë një fans i madh i rikthimit të lidhjes së Afflecut me J.Lo.
Jennifer ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve në tepihun e kuq, në të cilin u paraqit me një fustan të bardhë, të gjatë.
-
Jennifer Lopez e Ben Affleck shfaqen bashkë në tepih të kuq
-
Lopezi e marrosur pas Affleckut, e përcjellë nga larg teksa ai flet para gazetarëve
-
Lopez dhe Affleck “konfirmojnë” lidhjen, dalin të përqafuar në publik
-
Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”
-
Shfaqen sërish bashkë Jennifer Lopez e Ben Affleck