Ylli i popit, Lizzo, është paditur nga tre ish-valltarët e saj me pretendimet për ngacmim seksual dhe ambient armiqësor të punës.
Padia përfshin akuza për ngacmim seksual, fetar dhe racor, diskriminim, sulm dhe burgim të rremë.
Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë ish-valltarët që po e ngrisin padinë, raportoi BBC.
Në padi thuhet se valltarët “u detyruan të durojnë sjellje denigruese seksuale” dhe se ishin “nën presion për të marrë pjesë në shfaqje shqetësuese seksuale”.
Lizzo akuzohet po ashtu bashkë me koreografen Tanisha Scott se gjatë turit ishte tallur me peshën e Davisit.
Akuzohet edhe se haptazi diskutoi mbi virgjërinë e një prej ish-valltarëve të saj dhe se për këtë postoi në rrjete sociale.
-
Lizzo kërkon të hidhet poshtë “padia qesharake” ndaj saj për ngacmim seksual
-
Lizzo flet për betejën me depresionin pas akuzave për ngacmim seksual
-
Lizzo thotë se “po largohet” pas “gënjeshtrave” rreth saj
-
Lizzo paditet sërish për ngacmim seksual dhe bullizëm
-
Lizzo reagon pasi gjykata rrëzon padinë që u bë ndaj saj për ngacmim dhe diskriminim