Linda Halimi është këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti. Së fundmi, ajo ka nisur turin e saj promovues të këngës “World” në koncertin e përvitshëm të prezantimit të këngëve konkurruese në Eurovizion, që do të mbahet në Amsterdam më 9-13 maj.
Pas çaste pas daljes në skenë, ajo ka ndërprerë performancën e saj, pasi refuzoi të këndonte playback.
“Më falni, ky nuk është versioni im. Duhet të jetë ndonjë problem teknik”- tha ajo duke qeshur.
Publiku duket se e ka mbështetur totalisht dëshirën e Halimit për të kënduar live, pasi kjo u vu re fare qartë nga duartrokitjet. Shqipëria do të prezantohet më 9 maj, ku Linda Halimi do të këndojë e 4-ta në radhë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria me “Nan” në finalen e Eurovisionit
-
Përfaqësuesit e Finlandës në Eurovision refuzojnë të flasin për mediat serbe, shkak mund të jetë Kosova
-
Sibel Halimi e LDK-së heq dorë nga kandidimi për deputete
-
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh
-
Shqipëria, “ishulli” i Kanye Westit