Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lindita Halimi pas provës në “Eurovision” bën thirrje për heqje vizash

Me një veshje të bardhë, jo fort të zakonshme - që siç ka shpjeguar këngëtarja simbolizon shpresën dhe përçon mesazh që engjëjt janë ata që mund ta shpëtojnë botën dhe jo djajtë - Lindita Halimi e ka përfunduar me sukses provën e dytë në Kiev të Ukrainës. Përfaqësuesja e shqiptarëve në garën e madhe të këngës, “Eurovision”, në një konferencë për media pas provës së dytë, ka deklaruar se mezi pret që audienca të ndodhet në sallë për ta dëgjuar interpretimin e saj.

Në paraqitjen para gazetarëve, e cila është publikuar edhe në “YouTube”, ku është shoqëruar nga delegacioni shqiptar, këngëtarja kosovare ka përmendur edhe çështjen e vizave. “Shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tim, janë të izoluara. Do të doja që të mos kishte pasaporta e as viza e që të gjithë të ishim së bashku”, ka thënë Halimi në konferencë, ku ka sqaruar se tashmë ka marrë edhe shtetësinë e Shqipërisë, ku thotë se u zbulua talenti i saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këngën “World” (Botë), Halimi do të ngjitet e katërta në natën e parë të gjysmëfinales së “Eurovisionit”, që mbahet më 9 maj. Emri i fituesit të sivjetmë të “Eurovisionit” bëhet publik më 13 maj, në natën finale.

“World” flet për krizën e refugjatëve në botë, për viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste e për tmerrin e luftës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}