Linda Halimi tani gjendet në Kiev të Ukrainës, ndërsa ka përfunduar me sukses provat e para zyrtare, transmeton Koha.net.
Ajo shpreson se do të shkojë gjithçka mirë edhe në performancën e Eurovisionit, ndërsa thotë se është shumë e emocionuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Shpresoj që provat të shkojnë mirë, dhe nuk më pritet që t’i shoh edhe performancat e të tjerëve. Kemi punuar shumë që të sigurohemi se kjo performancë do të jetë madhështore, deri më tani gjithçka ka shkuar për mrekulli. Shpresoj se do të tingëllojë mirë edhe në skenë gjithashtu”, ka thënë ajo.
Linda Halimi gjithashtu ka konfirmuar se do të veshë diçka të bardhë, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Halimi përfaqëson Shqipërinë me këngën “Botë” në Eurovision, që do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj.