Lindita Halimi dhe ekipi i saj tashmë janë gati për t’u prezantuar në “Eurovision”, që sivjet mbahet në Kiav të Ukrainës.
Këngëtarja kosovare, me këngën “World” (Botë), këtë vit prezanton Shqipërinë në këtë garë dhe sonte (e martë) do të ngjitet e katërta në skenë në natën e parë gjysmëfinale, pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kënga në tërësi, por edhe masazhi që ajo përcjell, janë ato që ekipi i konsideron si pika të forta për t’u kualifikuar në finale. “Word” bën thirrje për paqe.
Të hënën mbrëma Lindita ka bërë përgatitjet e fundit. Finalja është objektivi kryesor i ekipit shqiptar.
Kleart Duraj, shef i delegacionit në Radiotelevizionit të Shqipërisë, ka thënë nëpërmjet telefonit nga kryeqyteti ukrainas, se tashmë gjithçka është gati. Skenografia është testuar, Lindita ka bërë provat e fundit dhe tani janë në pritje të paraqitjes para publikut.
Edhe
Linda Halimi shkëlqen në Eurovision
“Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar. Gjithçka është gati, ne jemi gati për të dhënë më të mirën. Ky është një konkurs dhe objektivi ynë është të kalojmë në finale”, ka thënë Duraj. Sipas tij, Halimi është një këngëtare e cila tashmë e ka dëshmuar veten dhe ka ndërtuar një karrierë brenda dhe jashtë vendit. Duraj është i bindur se ajo do ta japë maksimumin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.