Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lily Allen futet në industrinë e lodrave seksuale

Ylli provokues i popit Lily Allen shpreson ta begatojë jetën seksuale të fansave të saj me një lodër të re erotike.

Këngëtarja e hitit Smile i njoftoi planet e saj për lodra seksi gjatë setit të saj DJ në Festivalin Port Eliot në Cornwall, Angli të shtunën, duke zbuluar se ajo është në fazat e hershme të zhvillimit të lodrës së kënaqësisë.

"Po e zhvilloj një lodër seksi; është një masazhator klitoral", i tha ajo turmës. "Me siguri nuk duhet të flas për këtë. Nuk e kam dhënë ndonjë deklaratë për shtyp ose diçka të tillë. Orgazmat janë të rëndësishme, zonja, dhe mendoj se tregu i lodrave të seksit për të famshmit nuk është kapitalizuar".

Ylli 34-vjeçar, e cila është vajza e aktorit Keith Allen dhe producentes Alison Owen, ishte ngjizur në Festivalin Port Eliot, kur ngjarja në atë kohë u quajt Elephant Fyre, shkruan KOHA Ditore.

Ajo nuk është ylli i vetëm stimulues në lojën e lodrave të seksit - 50 Cent, gruaja e Ice-T Coco Austin dhe yjet e reality TV Kandi Burress dhe Farrah Abraham të gjithë kanë lansuar artikuj intimë për dhomë të gjumit, për t’i kënaqur adhurueset e tyre.