Reperi 37-vjeçar, Lil Wayne, duke se e ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen e përmasave më të mëdha, Denise Bidot, e cila e postoi një fotografi në Instagramin e saj që shfaq çiftin të buzëqeshur dhe të përqafuar.
Krahas fotografisë, Bidot kishte shkruar: “Disi, në mes të gjithë kësaj çmendurie ndodhi diçka e veçantë. Ne…”
{gallery}
Edhe pse Wayne nuk i është përgjigjur publikisht këtij postimi në rrjetet e tij sociale, duket se modelja 34-vjeçare është personi i vetëm të cilin ai e ndjek në Instagram, transmeton Koha.
Ylli i hitit “Lollipop” megjithatë e kishte konfirmuar lajmin se është në lidhje romantike me dikë, gjatë një interviste të veçantë me rep-artisten, Nicki Minaj, të realizuar të premten me 12 qershor.
Lajmi i lidhjes romantike mes çiftit, Wayne dhe Bidot, vjen pak muaj pasi reperi u nda nga ish e dashura, La'tecia Thomas, me të cilën ishte në lidhje gjatë vitit 2019. Madje, atëkohë spekulohej se dyshja ishte fejuar pasi Wayne në tekstin e këngës “Not Me”, i referohej asaj si “gruaja ime nga Australia”.
-
Lil Wayne e humbi të dashurën shkaku i përkrahjes për Donald Trumpin
-
Kanye West është ndarë nga modelja Vinetria
-
Kendall Jenner dhe Devin Booker zyrtarizojnë lidhjen në Instagram
-
Kendall Jenner e Jacob Elordi e zyrtarizojnë lidhjen
-
Miley Cyrus thotë se fotografia e saj me Taylor Swift e Demi Lovato tregon se ajo është biseksuale