Lil Nas X është futur në librat e rekordeve me një qëndrim 17-javor në krye të top listave amerikane.
Hiti i reperit “Old Town Road” e ka thyer rekordin 16-javor të Mariah Carey dhe Boyz II Men, “One Sweet Day” dhe atë të Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, “Despacito”, ku gjithashtu këndoi edhe Justin Bieber.

Kënga e Lil Nas X u bë një hit viral pas publikimit të saj në fillim të këtij viti dhe u bë hit edhe më i madh kur Billy Ray Cyrus e shtoi zërin e tij në një prej disa remixeve.
Këngëtari i Achy Breaky Heart e performoi këngën në Grand Ole Opry në Tennesee gjatë fundjavës pa mikun e tij reper, duke e ftuar sensacionin e jodelingut Mason Ramsey që t’i bashkëngjitet në skenë, shkruan KOHA Ditore. Billy Ray gjithashtu e postoi online videon e vajzës së tij Miley duke e performuar një pjesë të këngës me Masonin në prapaskenë.
“Old Town Road” mund të qëndrojë në krye të toplistave për një kohë më të gjatë pas publikimit të një remixi të ri të Seoul Town Road, ku përfshihet ylli i BTS, RM. Lil Nas X ka këmbëngulur që kjo do të jetë "e fundit, premtoj". Remixet e mëparshme përfshinin atë me Cyrus, një i bërë nga DJ Diplo, dhe një tjetër me Young Thug dhe Ramsey.
Edhe
Lil Nas X arrestohet dhe dërgohet në spital
Bad Guy nga Billie Eilish për të shtatën javë qëndron në pozitën e dytë në top listën e re, ndërsa Senorita e Shawn Mendes dhe Camila Cabello, e cila e përfundoi qëndrimin historik të Lil Nas X në krye të top listave australiane gjatë fundjavës, kthehet në top treshe.
“Talk” nga Khalid dhe “Truth Hurts” nga Lizzo e përmbyllin top pesëshen e re.