Pas publikimit të dokumentarit kontrovers "Leaving Neverland", jeta seksuale e Michael Jacksonit sërish u gjet në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa tani doli edhe libri "The Magic and the Madness", të cilin e ka shkruar J. R. Taraborelli, i cili ishte mik me këngëtarin për 40 vjet.
Në libër, Taraborelli flet për marrëdhënien seksuale të Michael dhe ish-bashkëshortes së tij, Lisa Marie Presley, vajzës së Elvisit, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 1994 deri në vitin 1996. Lisa e zbuloi publikisht se Michael ishte "i shkëlqyer në shtrat", se ishte i dashur i pasionuar dhe se i donte lodrat, por kurrë nuk tregoi më shumë se kaq, ndërsa Taraborelli në librin e tij i theksoi disa detaje për seksin e tyre.
"Kur për herë të parë e ndezi dritën pas seksit, ai u hodh nga shtrati dhe vrapoi në banjë, që të mos e shihte ajo. Ai u kthye 20 minuta më vonë, plotësisht i grimosur, me një mantel mëndafshi. Atij i pëlqente të mbante “vegla” në shtrat. Shpesh luanin lojëra seksuale dhe bënin role të caktuara, por Lisa kurrë nuk ka treguar se çfarë ishin pikërisht ato role", shkruan Taraborelli, shkruan KOHA Ditore.
Asnjëherë nuk është kuptuar se pse u shkurorëzuan Michael dhe Lisa, por ajo, kur bëhet fjalë për akuzat e pedofilisë, ishte gjithmonë në anën e tij.
"Nuk besoj se ka bërë ndonjë gjë të gabuar, ai është akuzuar gabimisht. U dashurova në të dhe doja ta shpëtoja. E ndieja se mundja", i citon Taradorelli fjalët e Lisa Marie.
-
Lisa Marie shkruan libër me detaje “shokuese” për MJ
-
Autori i librit për Elvis Presleyn thotë se ai ka qenë pedofil
-
Lëshim në tregimin e viktimës së Michael Jackson? Biografi i Jacksonit e cilëson gënjeshtër
-
“Jackson flinte me të tjerët derisa unë qaja në dhomën ngjitur”
-
Viktima e mbretit të popit: “U martuam në dhomën e gjumit”