Këngëtari Liam Payne ka thënë se të qenit pjesë e grupit “One Direction” e ka lënë me pasoja dhe shprehu dëshirën që t’i udhëzonte yjet e ri të muzikës pop përmes anëve negative të famës.
29-vjeçar doli në qendër të vëmendjes kur bëri audicion për “The X Factor” dhe u fut në grupin e djemve në vitin 2010. Ai ndihet “shumë me fat” që ende po bën muzikë. Por kohët e fundit, Payne zbuloi se kur kaloi më shumë se tre muaj në një klinikë mirëqenie vitin e kaluar pranoi se fama ka pasur disa efekte negative për një kohë të gjatë.
“Nuk e di në të vërtetë se për çfarë nënshkrova kur fillova dhe e kam bërë punën time që kur isha 14 vjeç. Kam qenë shumë me fat që e kam mbajtur për aq kohë të gjatë e të mrekullueshme, por mendoj se më la patjetër disa shenja. Duhet të paketosh shumë gjëra para se të fillosh këtë punë. Nuk do të ndryshoja asgjë tani që jam aty ku jam, e kam kuptuar disi pse përfundova këtu”, ka thënë Payne për një radio kolumbiane.
Liam shpreson se mund të ndihmojë yjet e tjerë të rinj të muzikës pop që t’i përballojnë efektet negativa që ua sjell fama.
“Nëse mund të ndihmoj dikë në pozitën time, jo aq shumë nga ana e famës, por nga gjërat që më ndodhën më parë dhe disi ta ndaloj këtë që t'i ndodh dikujt tjetër, kjo do të ishte ëndrra e jetës sime”, ka thënë ai.
Edhe
Vdiq Liam Payne, ish-ylli i "One Direction"
Këngëtari i “Sunshine” ka zbuluar se nuk besonte në veten e tij kur shkoi për të kënduar solo për herë të parë pasi grupi pauzoi në vitin 2016. Megjithatë, Payne thotë se po ngrit besimin në vete dhe nuk ndjen më nevojën për t'u rrethuar domosdoshmërisht me bashkëpunëtorë.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi