Ka mbërritur traileri i ri për filmin për të cilin nuk është dëgjuar shumë: bëhet fjalë për filmin e ri me Liam Neeson dhe Lesley Manville.
“Ordinary Love” është një tregim për dashurinë, mbijetesën dhe pyetjet dhe goditjet që ua jep jeta të gjithëve, çdo ditë.
Drama romantike “Ordinary Love” është prezantuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe do të dalë në kinema në dhjetor. Pas filmave të ndryshëm ku e luan heroin e vërtetë (trilogjia Taken, Run All Night, The Commuter, Cold Pursuit), Neeson shfaqet në një rol krejtësisht të zakonshëm. Neeson është Tomi, i cili është i martuar me Joan (Manville) për shumë vite dhe ata janë një çift i lumtur dhe i dashuruar me rutinat e tyre dhe shenjat e vogla të butësisë dhe vëmendjes, shkruan KOHA Ditore. Siguria dhe përditshmëria e tyre do të tronditen nga diagnostikimi i Joanës me kancer të gjirit, që është arsyeja se pse çifti duhet të përballet me trajtimin, sfida të reja dhe pyetjen se çfarë i pret nëse diçka i ndodh asaj.

Regjisorët Lisa Barros D'Sa dhe Glenn Leyburn (Good Vibrations) e sjellin filmin sipas skenarit të Owen McCafferty (dramaturgut irlandez). Në rolet e tjera janë David Wilmot, Amit Shah, Esh Alladi dhe Geraldine McAlinden.
“Ordinary Love” në Britani të Madhe do të fillojë të shfaqet më 6 dhjetor.