Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lepurushka e Playboyit flet për raportet me Michael Jacksonin

Lepurushka dhe modelistja e Playboyit Ola Ray (58), e cila luajti në videoklipin muzikor për këngën e Michael Jackson 'Thriller', pohon se ajo ishte intime me mbretin e popit, raporton “Daily Mail”. Siç thotë Ola, ajo u puth me pasion me Jacksonin, duke i treguar të gjitha në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.

“Michael dhe unë ishim intimë. Shkova në regjistrim një ditë dhe pastaj u puthëm”, - tha Ola.

“E putha për herë të parë në set në faqe, dhe pastaj ai më kërkoi në një rast të shkonim në gardërobë. Kur hyra, u ula dhe biseduam. Kur u afruam me njëri-tjetrin, ai më puthi”, - thotë lepurushka e Playboyit.

Megjithatë, Ola u vetëpërmbajt dhe nuk i zbuloi të gjitha detajet, shkruan KOHA Ditore.

“Ishte një puthje shumë e pasionuar, ndërsa bëmë edhe gjëra të tjera, për të cilat nuk do t’ju flas. Vetëm mund t’ju zbuloj se ai u zhvesh para meje. Nuk do t'ju tregoj pjesën tjetër, lexojeni librin tim”, - thotë Ola.

Edhe Madonna duket se i referohet ish-bashkëshortit Sean Penn në albumin e ri Showbiz Madonna duket se i referohet ish-bashkëshortit Sean Penn në albumin e ri

Lepurushka e Playboyit thotë se u ndje shumë mirë pasi që ishte intime me Michaelin.

“Nuk e prisja që do të ndodhte diçka e tillë, por për shkak të kohës që e kaluam së bashku në set, ne u afruam shumë”, - tha Ray.