Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lëkura e Russell Crowe dëmtohet nga prostetika për rolin e Roger Ailes

Lëkura e Russell Crowe është dëmtuar nga prostetika që ai e kishte vendosur për t’u shndërruar në shefin e turpëruar televiziv Roger Ailes.

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar e luan ish kryesuesin dhe shefin ekzekutiv të Fox News në serialin e ardhshëm televiziv "The Loudest Voice", ku drama përqendrohet në dorëheqjen e Ailes nga kompania në vitin 2016, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale dhe në vdekjen e tij në moshën 77 vjeçare, në vitin 2017.

Për rolin në fjalë, Crowe ishte i detyruar të vendoste prostetikë dramatike dhe grim të rëndë, dhe të hënën, ai e pranoi në një postim në Instagram se procesi ishte shumë sfidues.

"Aktori e përballon... 5 muaj prostetikë. Kanë mbetur edhe 2 aplikime grimi... Kujdesi i lëkurës = disiplinë", e përshkroi ai kështu një foto nga afër të lëkurës të skuqur rreth qepallave dhe hundës së tij. "Nga këndvështrimi i aktorit një personazh si Roger Ailes është një dhuratë... por beteja fizike dhe mendore ka qenë intensive. Shkëlqimi që disa e shohin në lëkurën time është në të vërtetë dëmtim."

“The Loudest Voice”, i bazuar në librin e Gabriel Sherman, “The Loudest Voice in the Room”, do ta ketë premierën në SHBA më 30 qershor në rrjetin Showtime.

Një fotografi e anëtarëve kryesorë të ekipit të aktorëve në kostume u publikua kohët e fundit në The Hollywood Reporter, ku gjithashtu shiheshin edhe Naomi Watts si Gretchen Carlson, Seth MacFarlane si Brian Lewis dhe Annabelle Wallis si Laurie Luhn, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Tom Cruise zbulon sekretet e transformimit të tij për filmin “Digger” Showbiz Tom Cruise zbulon sekretet e transformimit të tij për filmin “Digger”

Në artikullin shoqërues, Crowe tregoi se e kishte tërhequr roli për shkak të materialit shumë të mirë", edhe pse nuk ishte i kënaqur që do të kalonte aq shumë kohë në karrigen e grimit duke u mbuluar me silikon, veçanërisht meqë xhirimet filluan në nëntor.

"Deri sa e arrijmë fundin, do t’i kaloj më shumë se 12 ditë të jetës sime në këtë karrige", psherëtiu 55-vjeçari.