Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lekë Rezniqi mbush 33 vjet, surpriza që e priti me këtë rast

Producenti i emisionit të mëngjesit në KTV, “Sot”, Lekë Rezniqi, e ka festuar ditëlindjen e 33-të në një mënyrë më të veçantë duke e ndarë me shikuesit e emisionit “N’Gas’z” përvojat e tij jetësore përgjatë këtyre viteve.

Atë e priti një surprizë me këtë rast.

Përveç tjerash, Rezniqi që shpesh e shohim edhe në rolin e prezantuesit, në “N’gas’z” vjen krejt ndryshe nga ajo që e shohim në prezantim. Me një humor të veçantë, ai tregon momentet më interesante që i kanë ndodhur deri tash, dhe jo vetëm në punë.

Për herë të parë ai flet edhe për jetën e tij private duke zbuluar detaje rreth lidhjes së tij të fundit të dashurisë, duke treguar se cila këngë ia kujton atë.

Këto dhe shumë detaje të tjera do të mund t’i ndiqni sonte nga ora 20:50 në KTV.