Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“SOT” sjell edhe rrëfimin për bahçen e veçantë

Programi i mëngjesit në KTV të hënën, mes të tjerësh, ju sjell rrëfimi e një 80-vjeçi nga Gjakova, i cili është i pasionuar ndaj bahçes së tij.

Çdo vit bahçja e tij merr pamje tjetër dhe është atraksion për ata që kanë mundësi ta shohin.

Profesioni i tij i dikurshëm prej skenografi e ka bërë t’i ndihmojë në shprehjen e kreativitetit në ndryshimin e formave të pemëve dhe orendive përcjellëse në kopshtin e shtëpisë së tij që tashmë është shndërruar në kopshtin më me nam të qytetit të Gjakovës.

Emisionin “SOT” mund ta ndiqni të hënën nga ora 07:00.