Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Leigh-Anne Pinnock i grupit “Little Mix” debuton si solo artiste

Ylli britanik i muzikës pop, Leigh-Anne Pinnock. Thotë se është e lumtur ta fillojë karrierën si solo artiste.

Këngëtarja e grupit të njohur “Little Mix”, ka pothuajse dy vjet që pauzon nga muzikë për shkak se është fokusuar në rritjen e fëmijës së parë të cilin e ka me të fejuarin, Andre Gray. Dhe tani duket se është më e entuziazmuar se kurrë që ta filloj këtë rrugëtim të ri në muzikë.

“Sinqerisht, ky moment tani, më duket si ëndërr. Isha në një grup muzikor për 11 vjet, prandaj të shkëputem nga grupi për ta filluar këtë rrugëtim si solo artiste është vërtetë emocionuese. Ndihem e lirë por edhe është një përvojë paksa frikësuese. Thjeshtë, mendoj se kjo është koha e duhur për ta marrë këtë hap. Ndihem shumë gati falë gjithë atyre gjërave që i kam mësuar ndër vite për industrinë e muzikës. Jam gati për gjithçka’”.

“Kam qenë pjesë e ‘Little Mix’ për më shumë se një dekadë dhe së bashku kemi bërë gjëra të mrekullueshme dhe e kemi krijuar një bazë të madhe adhuruesish. Por, njerëzit ende nuk e dinë si jam në të vërtetë, nuk e njohin potencialin tim, gjërat që mund t’i bëjë apo historinë time. Veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si grup ne kemi arritur të depërtojmë në këtë industri dhe të shënojmë suksese të jashtëzakonshme, por mendoj se njerëzit këtu nuk më njohin mjaftueshëm. Prandaj, definitivisht më duket se po ua prezantojë veten nga fillimi dhe kjo gjë është mjaft emocionuese”.

Pinnock është gati për t’i publikuar disa këngë të reja përfshirë këtu videoprojektin, “Don’t’ Say Love”, që u lansua të premten, kjo është kënga e saj e parë solo dhe vjen e realizuar nga studioja incizuese “Warner Music”.

“Mendoj se do të jetë një përjetim unik ta kem bazën time të adhuruesve. Do të jetë vërtet përvojë dërrmuese por në mënyrën më të mirë të mundshme. Mund ta imagjinoj një turmë të madhe njerëzish duke brohoritur emrin tim, dhe sinqerisht kjo më bënë të shpërthej nga lumturia. Ndiej se diçka e mirë po vjen për mua”, përfundoi këngëtarja.

Edhe Jennie paralajmëron muzikë të re dhe unike Showbiz Jennie paralajmëron muzikë të re dhe unike

Pinnock ka performuar si pjesë e “Little Mix” për 11 vjet. Njëra prej anëtareve, Jesy Nelson, u largua nga grupi në dhjetor të vitit 2020 për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit të saj mendor.

“Zot i madh, ne vajzat e grupit ‘Little Mix’ jemi gjithmonë së bashku. Na jepni kohë 5 vjet dhe ne do të rikthehemi me një turne muzikor. Jemi shumë të afërta me njëra-tjetrën. Ne jemi motra”.

Grupi i përbërë nga katër vajza, Jade Thirlwall, Jesy Neslon, Perrie Edwards dhe Leigh-Anne Pinnock, gjatë karrierës i ka realizuar gjithsej gjashtë albume të incizuara në studio si dhe shquhet për disa hite si, “Secret Love Song”, “Touch”, “Little Me”, “Wings”, “DNA”, “Black Magic” dhe të tjerë.

Image