“Love Again” ishte një nga këngët e preferuara të Dua Lipës por edhe fansave të saj, nga albumi i dytë dhe shumë i suksesshëm, “Future Nostalgia”.
Dhe më në fund, këngëtarja me prejardhje nga Kosova vendosi ta sjell këtë projekt edhe në formën vizuale.
Para pak minutash u publikua videoklipi i hitit “Love Again”, që është një këngë dedikuar emocioneve që i sjell dashuria, pas zemërthyerjes dhe zhgënjimeve.
E interpretuar në mënyrë fantastike nga Lipa, videoklipi e sjell këngëtaren në stilin e një kauboji duke vallëzuar e shoqëruar nga disa valltarë.
Nga lansimi i albumit të dytë në mars të vitit 2020, Dua Lipa i ka publikuar edhe albumin e plotë remix, ‘Club Future Nostalgia’, të realizuar nga DJ dhe producentja e njohur amerikane, The Blessed Madonna, pjesë e këtij incizimi ishin yje të njohur të muzikës si Madonna, Missy Elliot, grupi “Blackpink” dhe Gëen Stefani.
Këngëtarja 25-vjeçare po ashtu e ka lansuar një këngë të re të quajtur “Fever”, të cilën e solli në bashkëpunim me kantautoren belge Angéle, e angazhoi reperin më të kërkuar të momentit, DaBaby, në një version të ri të këngës “Levitating”, bashkëpunoi me yllin e muzikës Miley Cyrus në realizimin e hitit “Prisoner”, si dhe e lansoi një version “Future Nostalgia: The Moonlight Edition” së bashku me këngën e re, “We’re Good”.