Filmi i ri i studios “Marvel” me titull “The New Mutants”, i cili bazohet në universin e filmave të suksesshëm në arkat filmike, “XMen”, më në fund është lansuar për publikun e gjerë më 28 gusht të këtij viti. Deri më tani, ky projekt kinematografik ka pësuar disa herë ndryshime të datave të lansimit nëpër kinema.
Fillimisht ishte paralajmëruar për gusht të vitit 2018, por më vonë ishte shtyrë për shkurt të 2019-s për të mos u ndeshur me lansimin e filmit hit “Deadpool”.
Pas blerjes së “Fox-it” nga kompania “Disney”, lansimi i filmit ishte shtyrë sërish në prill të vitit 2020. Sidoqoftë, me mbylljen e kinemave anembanë botës për shkak të pandemisë së koronavirusit, “The New Mutants” pësoi sërish ndryshime të datës së lansimit.
Me t’u lansuar për adhuruesit, fatkeqësisht filmi mori kritika jo edhe aq të mira si dhe në javën e parë të shfaqjes, i arkëtoi vetëm 7 milionë dollarë nga shitja e biletave nëpër kinema të limituara të Amerikës.
Në fillim të vitit u publikua trileri i këtij projekti, i cili në rolet kryesore i sjell aktorët e rinj, Maisie Williams, Charlie Heaton dhe Anya Taylor-Joy. Ai e rrëfen historinë e një grupi të mutantëve të rinj, të cilët i zbulojnë aftësitë e tyre prej superheroi, derisa qëndrojnë të izoluar në një objekt, pa dëshirën e tyre.
Me regji të Josh Boonet, në filmin “The New Mutants” luajnë edhe aktorët: Henry Zaga, Alice Braga dhe Blu Hunt.
-
Është lansuar filmi “The New Mutants”, merr kritika jo shumë të mira
-
28 gushti, data e re e lansimit të filmit “The New Mutants”
-
“Teenage Mutant Ninja Turtles: Mutant Mayhem” së shpejti në kinema
-
Shtyhet data e lansimit të filmit “The Marvels”
-
Studioja “Marvel” konfirmon datat e lansimit të filmave të tyre hit