Lady Gaga dhe Ariana Grande do të publikojnë një bashkëpunim të ri javën e ardhshme.
Kënga “Rain On Me” do të publikohet të premten e ardhshme më 22 maj, dhe paraqitet në albumin “Chromatica” të Lady Gaga i cili do të dalë një javë më pas.
Bashkëpunimi u konfirmua muajin e kaluar kur Gaga e publikoi listën e këngëve për albumin “Cromatica”.
Javën e kaluar Lady Gaga publikoi detajet e plota të albumit të saj të gjashtë Chromatica, dhe një datë të re të publikimit. Albumi i cili do të del më 29 maj, u shty nga data fillestare e 10 prillit për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku Gaga tha se “nuk ndjehej se ishte gjë e drejtë” ta publikojë albumin, transmeton KOHA.
Pas publikimit të listës se këngëve, ku ka pasur bashkëpunim me artistët si Ariana Grande, Elton John dhe BLACKPINK, Gaga publikoi edhe datën e re të lëshimit të albumit.
“Rain On Me” do të jetë kënga e dytë e publikuar nga “Chromatica” pas këngës “Stupid Love”, shkruan revista NME.
-
Lady Gaga dhe Ariana Grande shënojnë sukses me këngën e re “Rain On Me”
-
Lady Gaga bën të ditur titullin dhe datën e lansimit të albumit të ri
-
Lady Gaga lanson albumin e ri në muajin mars
-
Ariana Grande do të publikojë albumin e ri në vitin 2024
-
Lady Gaga paralajmëron koncerte të reja në turneun “Chromatica Ball Tour”