Miliarderes më të re të vetëpunësuar Kylie Jenner, 22-vjeçare, i pëlqen të postojë foto nudo dhe provokative. Këtë herë, ajo veshi të brendshme nga sateni me ngjyrë lëkure dhe u mbështoll me një litar të trashë ngjyrë rozë.
Për këtë pozë, Kylie e vendosi një parukë të gjatë deri në gjunjë. Fotografitë e saj seksipile i fituan më shumë se pesë milionë pëlqime, ndërkohë që nuk mungonin as komentet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Litari nga parajsa”, - komentoi një ekspert i make-upit.
Përndryshe, asistentja e Kylie, Victoria Villarroel së fundmi dha dorëheqje, ndërsa kishte punuar për të që nga viti 2015. Ajo filloi të punojë për familjen Kardashian në vitin 2012, shkruan KOHA Ditore.
Edhe pse e la punën, Victoria ende mbeti e mirë me Kylie. Ajo e ndërpreu punën sepse donte t'i përkushtohej vetes dhe karrierës së saj si influencuese.

“Kam punuar për të për pesë vjet. Ajo u bë një nga shoqet e mia më të ngushta. Të dyja vendosëm se ishte koha të rriteshim pa njëra-tjetrën nga pikëpamja profesionale. Ajo është ende një nga shoqet e mia më të mira dhe marrëdhënia jonë vetëm sa është forcuar me këtë”, - tha Victoria, përcjell “People”.