Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kylie Jenner paraqet koleksionin e automobilave të shtrenjtë

Anëtarja më e re e familjes Kardashian, Kylie Jenner (21), para disa muajsh ishte shpallur miliarderja më e re në botë e cila e ka fituar vetë pasurinë.

Falë linjës së kozmetikës “Kylie Cosmetics” të cilën e kishte themeluar më 2015, Kylie vetëm në vitin e kaluar kishte fituar 360 milionë dollarë.

Llogaria bankare e fryrë ia mundëson Kylie veshjet firmato, vilat luksoze, por kjo 21-vjeçare ka edhe një dashuri të posaçme për automobilat. Kështu së fundi në rrjetet sociale ajo u lavdërua me parkun e vet të automjeteve në të cilin gjenden Roll Royce Phantom i argjendtë që arrin çmimin prej rreth 400.000 euro, Lamborghini Aventado i portokalltë me vlerë prej rreth 350 mijë eurosh, Ferrari i zi me vlerë prej më shumë se një milion e 200 mijë eurosh dhe dy Range Roverë, shkruan KOHA Ditore.

Kylie i ka acaruar goxha adhuruesit e saj me këto fotografi. Disa mendojnë që Kylie duhet të shfrytëzojë pasurinë e saj si të dojë, ndërsa të tjerët nuk janë të njëjtit mendim.

“Disa blejnë automobila qindra mijëra dollarësh ndërsa të tjerët mezi arrijnë të blejnë ushqim, e lëre më të paguajnë shkollimin për universitet. Nuk është mirë të garosh, por supozoj që të pasurit nuk mërziten fort”, janë vetëm disa nga komentet nën fotografi.

Përveç kozmetikës Kylie së fundi ka nisur edhe një linjë të të brendshmeve që po ashtu i sjell fitim shumë të mirë. Brekët që i shet në web shopin e saj janë të zbukuruara me emrin e saj dhe kushtojnë rreth 8 euro.