Kylie Jenner është anëtarja më e pasur e familjes Kardashian-Jenner.
Bukuroshja 20-vjeçare ka pozuar për revistën amerikane “Forbes” që e ka futur atë në mesin e “Miliardereve të Amerikës”.
Sipas kësaj reviste, Kylie që mbush 21-vjet më 10 gusht – vlerësohet se ka një pasuri prej 900 milionë dollarëve fal produkteve të saj të bukurisë.
Ajo pritet që shumë shpejt të sigurojë 1 miliard pasuri, duke u bërë miliarderja më e re në moshë.
Kylie Jenner në rast se siguron gjatë muajve të ardhshme këtë shifër, pritet ta lë në pozitë të dytë Mark Zuckerbergun që kapi shifrën e 1 miliard dollarëve si 23-vjeçar.
Artikuj të ngjashëm
-
Sipas Forbes, Kylie Jenner është miliarderja më e re në botë
-
Kylie Jenner në moshën 21-vjeçare tejkalon Mark Zuckerbergun dhe bëhet miliarderja më e re në botë
-
Kylie Jenner, gati miliardere
-
Rihanna, miliarderja më e re në Amerikë
-
Kim Kardashiani pasi u listua si miliardere: E gjithë familja do të bëhemi të tillë