Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kylie poston një foto pa grim

Kylie Jenner (21) përsëri është në qendër të vëmendjes. Anëtarja më e re e familjes kontroverse Kardashian-Jenner në Instagram e ka postuar një selfie, por këtë herë pa grim.

“Gëzuar e mërkura”, – shkroi Kylie në përshkrim të fotografisë të cilën brenda pak kohe e pëlqyen mbi pesë milionë njerëz.

Postimi i mahniti fansat, kështu që nën foto ishin madje rreth 40,000 komente.

“Ti je shumë e bukur”, “Më pëlqen kur nuk ke grim, dukesh e bukur, edhe unë do të doja të kem pikla”, “Bukuroshe natyrale”, ishin vetëm disa nga komentet e fansave të mahnitur.

Përndryshe, Kylie kohët e fundit e pranoi se i kishte larguar fillerët nga buzët, të cilat i kishte vendosur qysh në moshën 16 vjeçare.

Edhe Kylie Jenner publikon foto krejt natyrale me James Charles Showbiz Kylie Jenner publikon foto krejt natyrale me James Charles

“Kam pasur buzë vërtetë të holla dhe pas një prej puthjeve të para, i dashuri im më tha se nuk mendonte se do të puthja mirë kur kam buzë aq të holla. E kisha të vështirë. Nuk u ndjeva as bukur dhe as e dëshirueshme”, - u ankua ajo në shown familjar, përcjell KOHA Ditore.

Përndryshe, anëtarja më e re e klanit Kardashian-Jenner është duke e pritur lansimin e një parfumi të ri. Siç njoftoi në premierën e sezonit të 16-të të "Keeping Up With Kardashians", ajo dhe motra e saj më e madhe Kim Kardashian (38) i kanë bashkuar forcat për ta bërë një parfum të përbashkët. Tani për tani nuk dihet data e lansimit të parfumit të ri, pasi që Kim njoftoi se mostrat testuese nuk e kanë kaluar testin.