Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kritikohet zhveshja e Kendall Jenner për kampanjën “Jacquemus”

Supermodelja Kendall Jenner ka ekspozuar linjat trupore në kampanjën e re të markës së veshjeve “Jacquemus”.

Gjatë të dielës, më 5 nëntor, marka e njohur ka postuar një fotografi në Instagram duke paralajmëruar kampanjën e linjës për Krishtlindje.

Image
Kandall Janner

“’GUIRLANDE’ me Kendall Jenner - Koleksioni festiv ka dalë tani”, shkruhet në postimin e markës.

Fotoja ku shfaqet pjesa e prapme e trupit e zhveshur e Jennerit mori shumë vëmendje. Në këtë foto shihet pjesa e pasme e trupit e lagur dhe e mbështjellë vetëm me një tel me drita përderisa në pjesën e lartë të trupit ajo mban veshur një lloj jeleku të shkurtë ngjyrë bezhë.

Komentet nga përdoruesit e rrjetit social nuk ishin fort të mira duke mos kursyer opinion e tyre, fansat kanë shkruar se kanë parë boll nga “The Kardashians” duke ju referuar ekspozimeve të shumta trupore që kanë bërë motrat e modeles në fjalë, Kim, Kourtney, Khloe e Kylie.

Edhe Supermodelja Kendall Jenner merr vëmendjen me fotot e fundit Showbiz Supermodelja Kendall Jenner merr vëmendjen me fotot e fundit

“Fotografia me të pasmet, e panevojshme”, ka shkruar njëri nga përdoruesit e Instagram.

“Sikur s’kemi parë boll nga Kardashianet”, ka shkruar një tjetër.

Image
Fotografitë që kanë ngjallur reagim

“Nga moda e lartë në atë sexy”, ka shkruar një tjetër përdorues.

Në fotografi të tjera që ka ndarë brendi “Jacquemus” shihet Kendall duke pozuar edhe me veshje të tjera.

Megjithatë Jocquemus Jacquemus është brend i njohur për qasjen e tij avant-garde ndaj modës, duke kombinuar ngjyrat e guximshme, siluetat e ekzagjeruara dhe detajet e papritura. Dizajnët e markës shpesh ngjallin një ndjenjë energjie rinore dhe një qëndrim modern mbi estetikën tradicionale franceze.

Sa i përket emrit të koleksionit të ri “Guirland”, është nga fjala frënge “ghirland” që nga shekulli 16. Kjo fjalë përdoret për të përshkruar një rregullim lulesh apo gjethesh të mbështjella në mënyrë rrethore rreth një litari.

Edhe Romanca e Kendall Jenner dhe Jacob Elordit bëhet më serioze Showbiz Romanca e Kendall Jenner dhe Jacob Elordit bëhet më serioze

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JACQUEMUS (@jacquemus)