Ylli televiziv, Kylie Jenner, vjen me një stil ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim më parë, në paraqitjen e saj të fundit publike.
E veshur me një fustan të zi të ngushtë me forma tejet elegante, Jenner ishte e pranishme në ekspozitën “Mugler Couturissime Exhibition” në Neë York City. Por, vëmendjen më të madhe e rrëmbyen diamantet e saj në kokë.
25-vjeçarja kishte vënë në kokë një kurorë diamanti, që shkëlqente nën dritat e ndritshme dhe blicet e aparateve.
{gallery}
Kylie, e cila në muajin shkurt e mirëpriti në jetë fëmijën e dytë me reperin, Travis Scott, reflektonte vetëbesim gjatë parakalimit mbi qilim të kuq, ku më pas u shoqërua nga drejtori kreativ i shtëpisë së modës “Mugler”, Casey Cadwallader.
Edhe
Kylie Jenner përkrah Chalametin jashtë tepihut të kuq
Themeluesja e kompanisë “Kylie Cosmetics” është adhuruese e madhe e punës së disenjatorit të ndjerë, Thierry Mugler. Javën e kaluar ajo e veshi një fustan ikonik të markës “Mugler” të krijuar në vitet ’90, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “CFDA Fashion Awards”.
Ekspozita “Mugler Couturissime Exhibition”, e cila zyrtarisht do të hapet të premten (18 nëntor), ka për qëllim t’i nderojë veprat kreative, të guximshme dhe të jashtëzakonshme, të krijuara ndër dekada nga disenjatori francez, Thierry Mugler.