Bukuroshja amerikane, Jenner, ka vendosur që për herë të parë në këto dy vjetët e fundit, ta hap zemrën me publikun dhe të ndajë detaje nga sjellja në jetë e fëmijës së saj të parë.
Ylli i emisionit “Keeping Up With The Kardashians” dhe miliarderja më e re në botë, ka treguar për mënyrën se si lindi vajza e saj të cilën e ka me ish të dashurin, Travis Scott, dhe këtë e bëri pak ditë para ditëlindjes së dytë të Stormit, transmeton Koha.net.
Në Instagramin e saj, Jenner, e cila gjithë shtatzëninë e kishte mbajtur të fshehtë nga publiku deri në momentin e lindjes së fëmijës, e postoi një mesazh ku thuhej: “Në fakt kam lindur me detyrimin e mjekëve. Kisha menduar se Stormi do të vinte në jetë më 2 shkurt të vitit 2018, por ajo lindi një ditë më herët. Mjekët u detyruan të mi shpërthejnë ujërat dhe pas 45 minutave, unë e morra për herë të parë në duar vajzën time të dashur. Ishte një eksperiencë e frikshme të cilën do të doja ta ndaja me të gjithë ju. Urime ditëlindja zemra ime. Ende nuk më besohet se je bërë 2 vjeçe,” kishte shkruar Jenner.
Në të kaluarën, motra e vogël e familjes Kardashian/Jenner, kishte zbuluar se dëshiron t’i ketë katër fëmijë.
22-vjeçarja e njohur nga publiku mbarëbotëror, është siguruar nga motra e saj 39-vjeçare Kim, që është e mundur t’i ketë katër fëmijë dhe ta ketë një karrierë të suksesshme, duke e këshilluar se krejt çka duhet të bëjë për ta arritur këtë qëllim, është të jetë e mirëorganizuar.