Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kylie Jenner prezanton produktet e reja për foshnjat

Kylie Jenner ka zbuluar se si vajza e saj Stormi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e sipërmarrjes së re biznesore.

“Jam shumë e gëzuar t’ju paraqes @kyliebaby. Ishte një ëndërr e imja të zhvilloj përkujdes të pastër, sigurt dhe efektiv për bebe, kur të bëhesha nënë. E di që të gjitha duam më të mirë absolute për fëmijët tanë, kështu që prodhimi i kësaj linje ishte shumë personal për mua. Jam krenare për të gjitha këto produkte”, ka shkruar 24-vjeçarja teksa bëri të ditur se linja del për publikun më 28 shtator.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një video direkte në Instagram, Kylie tha se të gjitha produktet e reja “janë testuar dhe aprovuar te Stormi”, shkruan FemaleFirst.

Linja Kylie Baby përfshinë produkte të posaçme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.