Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kristen Stewart shndërrohet në princeshën Diana për filmin “Spencer”

Kristen Stewart po i ngjan tërësisht princeshën Diana për rolin e saj në filmin “Spencer”.

Në qershor të vitit të kaluar ishte bërë e ditur se aktorja 30 vjeçare e “Twilight” do të luante rolin e lartë mbretëror në filmin që dramatizon “fundjavën kritike” të fillimit të viteve të 90-ta, kur Diana kishte vendosur se martesa e saj me princin Charles nuk ishte duke funksionuar.

Në pamjet e para të publikuara nga ky film, Kristen duket e mahnitshme derisa mban të veshur një pallto të kuqe dhe një kapele të zezë më rrjet po ashtu të zezë, ashtu siç dukej princesha Diana, shkruan Daily Mail.

Është bërë e ditur se filmi “Spencer” nuk do të zhvillohet rreth vdekjes tragjike të princeshës Diana por do të fokusohet në martesën e saj me princin Charles dhe dashurinë që ajo kishte për djemtë e saj princin William dhe princin Harry.

Diana në këtë film do të paraqitet si një grua e cila vendos se dëshiron të jetë gruaja që ishte para se të njihej me princin Charles.