Showbiz

Kristen Stewart pjesë e filmit të parë të festave të fundivitit që ekranizon dashurinë mes dy lesbikeve

Në kohën kur mund të mendojmë se Hollywoodi i ka bërë të gjitha, vjen një projekt i ri kinematografik me disa kthesa të dukshme.

Filmi “Happiest Season” i cili lansohet të premten në platformën digjitale Hulu, dhe ku rolin protagonist e luan aktorja Kristen Stewart, e thyen akullin në këtë industri si një komedi romantike e cila flet për një çift lesbikesh, dhe ngjarja zë vend në kohën e festave të fundvitit, transmeton Koha.

Stewart, e cila është biseksuale, tha se është befasuar tej mase për faktin se është dashur kaq shumë kohë që studiot e mëdha filmike, ta realizojnë një projekt të këtillë.

“Do të më kishte pëlqyer të rritesha me një film të këtillë. Por fakti se unë jam 30-vjeçare dhe tani jam bërë pjesë e këtij projektim, më bënë të ndihem me fat që jam e përfshirë në filmin e parë të kësaj natyre”, citohet të ketë thënë ylli i filmave “Twilight”.

Në film, Stewart e luan rolin e Abbyt, e cila ka më shumë se një vit që është në lidhje dashurie me Harperin, e portretizuar në film nga Mackenzie Davis. Kur e dashura e fton ta takojë familjen e saj për Krishtlindje, rrugës për në shtëpinë e tyre Abby e kupton se Harper nuk u ka treguar prindërve se është homoseksuale, dhe ajo duhet të shtiret kinse është mikesha heteroseksuale me të cilën vajza e tyre bashkëjeton.

Regjinë e filmit e ka bërë Clea Duvall e cila po ashtu e ka bashkëshkruar skenarin, derisa në të luajnë edhe aktorët, Daniel Levy, Alison Brie, Aubrey Plaza dhe të tjerë.

Aktori Daniel Levy, më së miri i njohur për rolin e tij në komedinë e shpërblyer me çmim “Emmy”, “Schitt's Creek”, në film e portretizon mikun e ngushtë homoseksual të Abbyt. Ai ka deklaruar se rrëfime të këtilla duhet të përfshihen më shumë në projekte filmike.

“Happiest Season” do të filloj së shfaquri në Amerikë nga 25 nëntori ndërsa ndërkombëtarisht lansohet një ditë më vonë.