Ylli televiziv Kris Jenner ka lavdëruar publikisht kirurgun estetik, doktorin Garth Fisher, pasi vajza e saj, Kylie Jenner, ka zbuluar se ai ishte mjeku që i realizoi operacionin e zmadhimit të gjoksit.
“Garth, je yll dhe profesionist i klasit të parë!! Më bëre liftingun tim të parë në vitin 2011… para 14 vitesh!!! Dhe e bëre një përvojë të mrekullueshme. Madje na lejoje të xhironim gjithçka që të tjerët të kuptonin më mirë dhe të mos kishin frikë... gjithmonë je kujdesur për ne dhe mbetesh një mik i afërt dhe i çmuar! Një talent i jashtëzakonshëm!!”, ka shkruar 69 vjeçja në rrjete sociale, ka raportuar FemaleFirst.

Deklarata vjen pas një komenti të doktorit Fisher në Instagram, pasi, njëra nga vajzat e Kirs, ylli Kylie Jenner e ka përmendur me emër gjatë një bisede me një ndjekëse në TikTok, e cila i kishte thënë se ka operuar gjoksin në mënyrë perfektë.
“Ke atë që po kërkoj të bëj, një operacion gjoksi që duket perfekt dhe natyral. Janë të mëdha, por shumë të bukura dhe harmonike. S’e di nëse janë implante apo transferim dhjami, por është ajo që dua të arrij edhe unë”, i ka thënë ndjekësja Kyliet.
Ndërkohë në përgjigje, Kylie zbuloi tipin e operimit të gjoksit.
“445 cc, profil i moderuar, gjysmë poshtë muskulit!!! Silikon!!!”, ju përgjigj Kylie ndjekëses duke i treguar tipin e operimit që ka bërë.

Ajo ka shtuar se operacionin ia kishte bërë pikërisht doktori Garth Fisher, kirurg që punon në Los Angeles.
Pas kësaj, Fisher ka reaguar me anë të një postimi ku ka theksuar rëndësinë e privatësisë së pacientëve.
“Jam i nderuar nga fjalët e Kyliet, ishin të papritura, por vërtet të vlerësuara. Konfidencialiteti i pacientit ka qenë gjithmonë themeli i punës sime. Në mbi 30 vjetpraktikë, nuk kemi pasur asnjë shkelje të vetme. E gjithë ekipa ime është e trajnuar me marrëveshje konfidencialiteti të rrepta”, ka thënë doktori.

Ai ka shpjeguar rreth ligjeve që mbrojnë pacientin dhe se nuk diskuton asnjë detaj rreth procedurave që kryen.
“Ligjet HIPAA janë në fuqi për të mbrojtur pacientët, dhe unë nuk diskutoj asnjë detaj të ndonjë procedure pa lejen e tyre. Çdo pacient është unik, jo nuk është kirurgji sipas receptit, por kujdes i personalizuar dhe i menduar mirë”, ka thënë ai.
