Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka treguar se si një kontroll rutinë me ultrazë ia ka shpëtuar jetën e bebes, ende të palindur, të cilën e ka me yllin e muzikës Travis Barker.
Ajo gjatë asaj kontrolle kishte mësuar se do t’i duhej t’i nënshtrohej një operacioni.
Kourtney ka treguar se kjo eksperiencë ia kishte hapur sytë drejt një bote krejtësisht ndryshe që i krijoi edhe bindje të reja për shtatzëninë. 44-vjeçarja ka thënë se ka mësuar shumë gjëra që nuk i kishte ditur më parë dhe kjo gjë e kishte frikësuar shumë.
Ylli duke folur për revistën prestigjiozë “Vogue” ka treguar se nuk e dinte që sigurimi shëndetësor ia mbulon vetëm dy kontrolle me ultrazë.
“Gjithmonë kam pasur fatin të bëj më shumë se ajo që mbulon sigurimi dhe ky është një nga ata ultrazëra që i shpëtoi jetën foshnjës sime”, ka thënë Kourtney.
Kourtney në të kaluarën ka pasur tri shtatzënësi shumë të lehta. Kur Kourtney po fliste për revistën “Vanity Fair” kohë më parë, pati thënë se nuk ishte fort e gatshme të ndante historinë në detaje.
Edhe
Kourtney Kardashian flet pas ndërhyrjes urgjente kirurgjike për ta shpëtuar fetusin
“Më në fund kam qenë në gjendje të heq dorë nga frika dhe shqetësimi që na futën të gjithë të tjerët për shkak të kësaj shtatzënie”, ka thënë tash ajo për “Vogue”.
Kortney tani po ndihet e gatshme të nisë rrugëtimin e ri me beben dhe mezi po pret ta njohë e të ketë përvojën që dëshiron.