Një koncert i ardhshëm përkujtimor për Aviciin, në të cilin do të performojnë Adam Lambert, Rita Ora dhe Aloe Blacc, është shitur tërësisht për 30 minuta.
Biletat për The Avicii Tribute Concert for Mental Health Awareness në The Friends Arena në Stockholm, Suedi dolën në shitje të enjten në mëngjes dhe u blenë shumë shpejt.
"Është e mahnitshme, dhe e vështirë të besohet," tha babai i Avicii, Klas Bergling në një deklaratë. "U jam shumë mirënjohës të gjithë njerëzve që duan ta ndajnë këtë mbrëmje speciale me ne."
Në koncert më 5 dhjetor do të ketë interpretime edhe nga David Guetta, Kygo dhe Laidback Luke, shkruan KOHA Ditore.
Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për Tim Bergling Foundation.
Avicii vdiq në prill të vitit 2018.
-
Stockholmi me muze për Aviciin
-
Albumi i fundit i Aviciit do të publikohet në përvjetorin e vdekjes së tij
-
Ekipi i Aviciit njofton për album të ri të emëruar “Tim”
-
Shiten të gjitha biletat për dy netët e para të koncertit të Alban Skenderajt në Prishtinë
-
Shiten të gjitha biletat, Alban Skenderaj paralajmëron koncert të dytë në Prishtinë