Pothuajse një vit pas vdekjes së Aviciit (Tim Bergling) ekipi i tij njoftoi për një album të ri të titulluar “Tim”, me një single që do të lansohet më 10 prill i quajtur “SOS”.
Sipas një njoftimi për shtyp, muzikanti suedez ishte afër kompletimit të një albumi të ri para se të vdiste. Ai la një koleksion të "këngëve pothuajse të përfunduara së bashku me shënime, biseda me e-mail dhe mesazhe rreth muzikës".
Bashkëpunëtorët e tij të muzikës kanë vazhduar procesin, duke u përpjekur të lidhen me vizionin e tij sa më afër që të jetë e mundur, shkruan Billboard, transmeton Koha.net.
Albumi “Tim” do të dalë më 6 qershor. Të ardhurat nga albumi do të shkojnë në Fondacionin Tim Bergling, fondacion jofitimprurëse, të cilin familja e tij e filloi jo shumë kohë pas kalimit të tij në amshim, në mënyrë që të rriste ndërgjegjësimin për sëmundjen mendore dhe vetëvrasjen.
Albumi i fundit i Aviciit ishte publikuar në vitin 2015 i quajtur Stories. Ai kishte bashkëpunuar me artistë si Rita Ora, Adam Lamber, David Guetta, Lenny Kravitz dhe Madonen.