Koncerti i këngëtares turke Elif Çaglar i mbajtur në kuadër të “Prishtina Jazz Week 2020” do të vijë në transmetim të shtunën mbrëma në KTV nga ora 21:15.
Në këtë koncert të kantautores Çaglar për adhuruesit e muzikës jazz vijnë vetëm kompozimet e saj origjinale të cilat ajo thotë se ia ka dedikuar dashurisë.
Elif Çaglar është fituese e shumë çmimeve, laureate e dyfishtë e titullit “Best Jazz Music Artist” në “Radio Boğaziçi Music Awards”.
Në këtë koncert ajo vjen e shoqëruar nga Çagri Sertel në piano, Volkan Hursever në kontrabas dhe Ediz Hafizoglu në bateri.
Artikuj të ngjashëm
-
Këngëtarja turke dhe miqtë thurin në jazz rrëfimin për dashurinë
-
“Prishtina Jazz Festival” – magjia e tingujve në formulën e harmonisë, sonte në “Express”
-
“Flladi Veror” me edicion të ri: Mysafir special e materiale interesante
-
Bateristi Ikiz në ritëm e improvizim unik
-
“Prishtina Jazz Festival” në ritmin e rikthimit të ngjarjes unike