Komedianja amerikane, Michelle Wolf, ka ironizuar me faktin se SHBA-ja nuk ka zgjedhur kurrë një grua për presidente.
Wolf e ka bërë edhe një krahasim mes Amerikës dhe Kosovën në këtë aspekt, dukë thënë se Kosova në 13 vjet sa është shtet, i ka pasur dy gra për presidente.
Gjatë një stand-up komedie ditë më parë, Wolf ka thënë se me zgjedhjen e Kamala Harrisit si zëvendëspresidente, në SHBA nisën zërat se tash e tutje vajzat e vogla mund të besojnë në ëndrra.
“Ne kemi zëvendëspresidenten e parë grua dhe të gjithë u entuziazmuan dhe thanë: Tash vajzat e vogla gjithkund e dinë se kjo është e mundshme. Po, vajzat e vogla gjithkund e dinë se është e mundshme. Amerika duket se është vendi i fundit që ka një grua lidere. Në fakt, ajo nuk është liderja e vërtetë. Ajo ndoshta mund të bëhet nëse Bideni bie në gjumë për një kohë të gjatë. Ne duket se jemi vendi i fundit që kemi një lidere grua. Kosova është shtet që 13 vjet dhe ajo ka tashmë dy gra lidere. Gjermania e ka Angela Merkelin për një kohë të gjatë, s’e di as vetë sa, por mjaftueshëm që unë ta di se është Angela”, ka thënë Wolf gjatë stand-up komedisë.
Në fakt, në zgjedhjet e vitit 2016, SHBA-ja ishte afër të zgjedh një grua për presidente, por Hillary Clinton humbi për pak garën me Donald Trumpin, ndonëse mori më shumë vota popullore.
shpalli pavarësinë më 1776, pra para 246 vjetëve.
Watch full set on @netflix https://t.co/RHEsLZmEw6
— Michelle Wolf (@michelleisawolf) June 6, 2022