Showbiz

Koki Surle shkëlqen para mijëra adhuruesve në Zvicër

Artisti i talentuar gjilanas që jeton dhe vepron në Zvicër, Koki Surle, ka impresionuar me një performanca para më shumë se 2 mijë adhuruesve në Amriswilin zviceran.

Surle me instrumentin popullor ‘surle’, iu jep këngëve të famshme kahe dhe zhanër tjetër.

Së fundi ai ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet duke performuara para adhuruesve në Amriswil.

Kënga e fundit që është publikuar nga Koki Surle është “Moj e mira” në bashkëpunim me Merita Latifin, që ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në YouTube.