Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Knightley rrëfen për shtatzëninë e vështirë

Aktorja britanike, Keira Knightley, ka thënë se shtatzënia e vështirë e frymëzoi të pranonte rolin në filmin “Silent Night”.

Aktorja 36-vjeçare – e cila ka qenë e martuar me muzikantin James Righton, 36 vjeç, që nga viti 2015, po priste fëmijën e dytë dhe po vuante nga dhimbja e nervit shiatik, kur për herë të parë e lexoi skriptën për festive flick, që po xhirohej në shkurt të vitit 2020.

“Ne xhiruam para Covidit dhe unë isha shtatzënë me vajzën time të dytë. Ka qenë një shtatzëni e zorshme. Kisha të vjella për gjashtë muaj rresht. Kisha disa javë kur ndjehesha mirë, e pastaj u shfaq dhimbja e nervit shiatik, kështu që isha në agoni dhe mjaft e zemëruar me gjendjen time hormonale”.

Në filmin e saj festiv që nga klasiku i vitit 2003 “Love Actually”, Keira - e cila e lindi Delilahn në fund të vitit 2019, e cila është po ashtu edhe nëna e Edie, gjashtë vjeç, - luan rolin e Nellit, nëna e cila po përgatitej për sezonin e Krishtlindjes, kur për shkak të një katastrofe mjedisore vdekjeprurëse, qeveria lëshon pilula vetëvrasëse për publikun që të vdesin më shpejt dhe më lehtë.

Aktorja e filmit “Pirates of the Caribbean” më pas vazhdoi të tregonte se – pavarësisht dhimbjes- ajo ishte tërhequr nga roli i nënës në një komedi-horror ngaqë ngacmon “anën e errët të maternitetit”.

“Jam shumë e interesuar për historitë e grave. Mendoj se ky film prek anën e errët të maternitetit: i jep jetë dikujt. Jam shumë e vetëdijshme se sa lehtë këto krijesa të vogla mund të vdesin. Por nuk jeni në gjendje të rregulloni gjithçka për fëmijën tuaj, edhe pse dëshiron të thuash se gjithçka është në rregull. Nganjëherë nuk mundesh. Në një mënyrë të çuditshme, kjo është ajo me çka merret ky film: me atë anën e errët të maternitetit”, ka thënë ajo për “Stylist Magazine”.