Një ndër serialet më të kërkuara turke ka filluar së shfaquri në Kohavision. Fjala është për serialin më të ri, “Trimi dhe e bukura”, i cili në Turqi ka nisur së shfaquri në nëntor të vitit të kaluar.
Në këtë seria, rolin e protagonistit e luan aktori Kivanç Tatlituğ, i cili është një ndër aktorët më të kërkuar në Turqi dhe e ka ndërtuar një karrierë shumë të çmuar dhe të fuqishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTatlituğ është një aktor, lojtar profesionist i basketbollit dhe model turk, i cili i ka fituar dy çmime “Golden Butterfly” në kategorinë “Aktori më i mirë” dhe një çmim “Yeşilçam Cinema” në po të njëjtën kategori. Në vitin 2002, Tatlituğ poashtu ishte shpallur “Modeli më i mirë turk” dhe “Modeli më i mirë i botës”.
Ai poashtu ka marrë lëvdata nga regjisorë të njohur ndërkombëtarë, të tillë si James Cameron.
Tatlituğ u lind më 27 tetor të vitit 1983 në Adana, nga prindërit Erdem dhe Nurten Tatlituğ. Gjatë një interviste për mediat e huaja, aktori kishte treguar se babai i tij është shqiptar nga qyteti i Prishtinës. Ai ka lindur dhe është rritur në Adana, ndërsa familja e tij kishte më shumë se 100 vjet që e udhëhiqte një biznes të bukëpjekësit.
Për shkak të sëmundjes së babait të tij, familja ishte detyruar të shpërngulet në Stamboll, ku pastaj aktori u ishte bashkëngjitur klubeve të ndryshme të basketbollit si: Beşiktaş, Fenerbahçe, Ülkerspor, “Fiskobirlik”, “Güney Sanayi” etj.
Si pasojë e një lëndimi në këmbë, Tatlituğ e ka ndërprerë karrierën si basketbollist profesional dhe më 2013-ën diplomoi në universitetin “Istanbul Kultur”. Sa i përket jetës personale, aktori dikur ka qenë në lidhje me Azra Akınin, e cila u kurorëzua “Miss Bota 2002”, ndërsa në shkurt të vitit 2016, Tatlitug u martua me disenjatoren Başak Dizer.
Kivanç Tatlitug njihet edhe si Brad Pitti nga Turqia. Karriera e tij në seriale daton që nga viti 2005 dhe që nga atëherë numëron shumë role të suksesshme në projekte të tilla si: “Gümüş”, “Menekşe ile Halil”, Kuzey Güney, Aşk-ı Memnu, "Kurt Seyit ve Şura" etj.
Se si do të zhvillohet historia e personazheve të këtyre dy aktorëve në serialin “Trimi dhe e bukura”, ju mbetet ta shikoni serialin në KTV.