Seriali i preferuar i shikuesve të Kohavisionit, “Trimi dhe e bukura” do të pauzojë për një periudhë. Episodet e reja të serialit nuk do të shfaqen deri më 12 qershor.
Pas përfundimit të fushatës zgjedhore, KTV-ja e rikthen në ekran, me termin të rregullt - nga e hëna deri të premten në orën 21:30 - serialin me titull origjinal “Cesur ve Guzel”.
Është realizuar nën regji të Ali Bilgin, me producentë Kerem Çatay dhe Pelin Dishtash Yasharglu, seriali ka në rolet kryesore trimin Kivanç Tatlitug dhe të bukurën Tuba Büyüküstün.