Taylor Swift, Bradley Cooper dhe Keith Urban kanë dhuruar kitarat e tyre në një ankand për muzikë në Nashville për të rritur fondet për punëtorët e përditshëm të industrisë, jetesa e të cilëve është vështirësuar nga pandemia me koronavirus.
Swift ka nënshkruar kitarën akustike Gibson me të cilën ka performuar këngën e saj të re në shtator derisa pritet të shitet në ankand.
Kitara elektrike e Cooper me të cilën performoi këngën e filmit “A Star is Born”, po ashtu është në shitje, që do të kushtojë 2,000 deri në 4,000 dollarë, raporton Reuters.
Ankandi që fillon të enjten dhe zgjatë deri më 29 tetor, do t’i sjellë përfitime Fondit të Akademisë së Muzikës 'Country' i krijuar për mbështetje të njerëzve të industrisë së muzikës 'country' në Nashville, duke përfshirë shoferët e autobusëve, punëtorët që merren me përgatitjet në skenë, muzikantët e turneve, etj.
“Kur pandemia goditi gjatë pranverës, Nashville ishte goditur keq”, ka thënë Nancy Valentino nga departamenti për zhvillim të biznesit në ‘Christie’.
Në ankand përfshihen edhe kitara të Keith Urban, Dëight Yoakam, Blake Shelton dhe Vince Gill, ashtu si edhe instrumente të tjera të artistëve Dolly Parton dhe Sheryl Croë.