Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kitara prej ari dhe kristale “Swarovski” për Lady Gagën

Një prodhues instrumentesh muzikore nga një fshat i vogël në jug të Gjermanisë ka prodhuar një kitarë të lyer me ari dhe të zbukuruar me kristale për këngëtaren e njohur Lady Gaga.

“Kjo kitarë, që vjen nga seria e limituar ‘Sandokan’, ka vlerën e rreth 48,000 eurove”, tha prodhuesi i instrumenteve, Jens Ritter.

Kompania e tij “Ritter Instruments” prodhon 72 kitarë çdo vit në punishten që ndodhet në një ish-magazinë vere në Deidesheim në shtetin Rhineland-Palatinate.

{gallery}

Artizani 46-vjeçar ka punuar kitara edhe për yje të tjera si Prince dhe George Benson si dhe për muzikantë që kanë performuar me Madonnën dhe Christina Aguilerën.

Edhe Violina me potencialin që të bëhet instrumenti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë Kuriozitet Violina me potencialin që të bëhet instrumenti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë

Ritter tha se ai dhe ekipi i tij punoi për 18 muaj për kitarën e Lady Gagës me 11,000 kristale “Swarovski”.

Këngëtarja amerikane pritet që ta përdorë këtë kitarë gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri në Las Vegas./atsh