Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Violina jashtëzakonisht e rrallë e Stradivarit del në ankand për 11 milionë dollarë

Rare inlaid Stradivari violin could fetch $11 million at auction

Një violinë e rrallë e vitit 1679 e prodhuar nga mjeshtri i njohur italian Antonio Stradivari do të dalë në ankand muajin e ardhshëm ku mund të arrijë vlerën deri në 11 milionë dollarë.

"Hellier" Stradivarius "është violina më e mirë e punuar ndonjëherë nga Stradivari dhe një nga instrumentet më të mira Stradivarius që ekzistojnë", ka thënë shtëpia e ankandeve Christie's e cila po e ofron instrumentin për shitje.

Ajo ka vlerën 7.54-11.31 milion dollarë.

Stradivari e mbajti instrumentin për 55 vjet, duke ia shitur më 1734 për 40 funte Samuel Hellierit nga Anglia.

“Pres interesim të madh për një instrument të tillë sepse është shumë e rrallë”, ka thënë eksperti i violinës Florian Leonhard.

Edhe Violina me potencialin që të bëhet instrumenti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë Kuriozitet Violina me potencialin që të bëhet instrumenti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë

“Kur mund ta prekësh një violinë të tillë dhe ta zotërosh? Është e mahnitshme”.

Violinat e Stradivarit janë të njohura për mjeshtërinë elegante. Ato kushtojnë rreth 8 dhe 20 milionë dollarë.

Image