Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vjedhja e violinave të rralla u bë shkak i vrasjes së babait e të bijës në Paraguai

Tre gjermanë janë arrestuar në Paraguai në lidhje me vrasjen e një arkeologu dhe vajzës së tij adoleshente.

Policia beson se krimi lidhej me vjedhjen e violinave të rralla Stradivarius.

Trupat e Bernard von Bredow, 62 vjeç, dhe vajzës së tij Loreena, 14 vjeç, u gjetën me plagë me armë zjarri më 22 tetor në shtëpinë e tyre. Policia tha se shtëpia ishte plaçkitur gjatë sulmit.

Von Bredow u zbulua i shtrirë në një tavolinë me një plagë me armë zjarri në kokë dhe policia tha se kishte prova se ai ishte torturuar. Vajza e tij u gjet e shtrirë në tualet dhe ishte qëlluar në stomak.

"Për të kryer krimin dhe një vrasje kaq brutale duket se ata i njihnin viktimat. Ne kemi gjetur shumë prova," tha Prokurorja e Përgjithshme Lorena Ledesma.

Vrasjet dukej se kishin lidhje me vjedhjen e violinave të Stradivarius, tha ajo, raporton BBC.

Edhe Violina jashtëzakonisht e rrallë e Stradivarit del në ankand për 11 milionë dollarë Kuriozitet Violina jashtëzakonisht e rrallë e Stradivarit del në ankand për 11 milionë dollarë

Antonio Stradivari konsiderohet si mjeshtri më i dalluar i violinës. Ai bëri mbi 1000 violina, viola dhe violonçela. Rreth 650 besohet se kanë mbijetuar. Një nga violinat e tij u shit për një rekord prej 9.8 milionë funte në vitin 2011.

Von Bredow njihej në Evropë si një restaurues ekspert i instrumenteve muzikore.