Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim shkon në takim si Lara Croft

Të shkosh në takim pune pa jelekë është diçka që shumë pak femra mund t’ia lejojnë vetes. Megjithatë, kjo nuk vlen për yllin e reality TV, Kim Kardashian (38), e cila ka treguar edhe një herë se për të nuk vlejnë rregullat.

Kështu, Kim u pa në qytetin kalifornian Calabasas, dhe me këtë rast kishte veshur tuta ngjyrë hiri të cilat i kishte përshtatur me bodi të ngushtë. Ajo nuk kishte veshur jelekë, ndërsa taket i kishte zëvendësuar me atlete sportive.

Reality ylli kishte aplikuar grim dhe model të theksuar flokësh, ndërsa shumë adhurues për shkak të bodit dhe gjoksit e krahasuan me heroinën e zhanrit aksion Lara Croft, përndryshe karakterin fiktiv nga lojërat kompjuterike dhe filmat “Tomb Raider”, shkruan KOHA Ditore.

Nëna e katër fëmijëve u duk mjaft e zënë në telefon derisa po ecte nëpër rrugët kaliforniane pa jelekë.

Përndryshe, Kardashianes dhe bashkëshortit të saj, Kanye West (42), u lindi djalë pak më shumë se një muaj më parë, dhe atë e pagëzuan Psalm West.

Dy fëmijët e parë të çiftit West, North (6) dhe Saint (3) i lindi Kim, ndërsa për Chicago (1) dhe djaloshin e sapolindur ata e kishin angazhuar një nënë surrogate. Çifti është i martuar që nga viti 2014.