Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian tregon pse nuk ishte aktive në palestër

Kim Kardashian nuk ka mundur të shkojë në palestër për disa javë

Kim Kardashian nuk ka mundur të shkojë në palestër për disa javë pasi pësoi ka lënduar shpatullën, por ka thënë se tani është në stërvitje rikuperimi me instruktoren e saj Melissa Alcantara.

Portali “femalefirst” ka shkruar se ylli 42-vjeçar i “reality TV” ka treguar sesi nuk ka mundur të shkojë në palestër për disa javë për shkak të plagëve të saj, por tani po punon sërish me trajneren e saj Melissa Alcantara.

Ajo tha në postimet e saj në Instagram: "Theva shpatullat dhe lëndova tendinën kështu që kam qenë jashtë palestrës disa javë, por u ktheva!"

Kim dhe Melisa kanë punuar së bashku që nga viti 2017. Melisa ka shpjeguar se çfarë ushtrime dëshiron Kim dhe tani është e gatshme të fillojë përsëri në palestër pasi i është përmirësuar gjendja.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi