Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian takohet me presidentin Trump

Kim Kardashian West u takua dje me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në qendër të bisedës mes Kim dhe Trump ishte rasti i një 63-vjeccare të dënuar me burgim të përjetshëm.

E moshurara Alice Marie Johnson vuan burgimin prej më shumë se dy dekadash, pas problemesh me drogën.

Më herët Kim e ka diskutuar këtë problem edhe me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, që mendohet t’i ketë mundësuar Kim takimin me presidentin.

Pas takimit Trump ka postuar edhe një foto në Twitter, ku shkruan: “Takim i rëndësishëm me Kim Kardashian, diskutuam për reformën në burgje dhe dënimet”.